Roza Lati thyen premtimin ndaj së ëmës

Roza i kishte premtuar Ritës se nuk do të bënte më tatuazh edhe për 10 vitet e ardhshme, por nuk ka mundur t`i rezistojë dashurisë dhe dedikimit ndaj kafshëve. Pasi përfundoi gjyqin e djeshëm ku akuzohej për dëmtim, shpifje dhe prishje imazhi ndaj një pronari të një dyqani kafshësh, vendosi të bënte një tattoo me kuptim të veçantë për të. Kuptimi i së cilit interpretohet se sa herë që të ketë nevojë për ndihmë, një putër qeni do të zgjatet për të dhe e kundërta gjithashtu. Nuk e dimë se cfarë mendon Rita për këtë, apo thjesht ndihet krenare për humanizmagt e të bijës.

Share With:
Translate »
1971 Views