Lajme të këqia nga infektivi/ Qindra raste të reja dhe një viktimë nga Covid në vend, rritet numri i të shtruarve

Vijon të jetë shqetësuese situata e pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 397 raste të reja të reja nga 4,935 testime të kryera.

Fatkeqësisht, edhe ditën e sotme kemi sërish humbje jete. Një qytetar 54 vjeçar nga Tirana nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit është rritur ndjeshëm numri i pacientëve që po marrin trajtim në spital. Ministria raportoi sot 46 të shtruar, ndërsa një ditë më parë në spital ishin 39 pacientë.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër, MSH rikujton sërish se muaji gusht është i hapur për vaksinimit anti-COVID mbi për qytetarët mbi 18 vjeç dhe apel që të mos ketë hezitime për të marrë dozën.

Share With:
Translate »
154 Views