Lajme të këqija për Kylie Jenner, shtatzania i ndalon…
Buzët e famshme të Kylie Jenner mund të mos jenë më në treg. Ylli televiziv, e cila përflitet se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Travis Scott, ka treguar se bën fryrje të përkohëshme të buzëve por tashmë që pritet të bëhet nënë, doktorët thonë se ajo duhet të heqë dorë nga fryrja e buzëve.
“Unë rekomandoj që femrat të heqin dorë nga fryrja e buzëve sapo të marrin vesh që janë shtatzënë”, ka thënë doktor Simon Ourian, një kirurg plasik, i cili ka punuar me Jenner.
“Askush nuk i di pasojat e fryrjes së buzëve tek gratë shtatzënë pasi ende nuk janë testuar”, ka shtuar ai.
Nuk e dimë si do t’ja bëjë Kylie, pasi buzët e fryra janë tepër të rëndësishme për të…