“E njëjta javë, i njëjti fustan, i njëjti vend por vite të ndryshme”, surprizon modelja e famshme

Modelja e njohur, Bar Rafaeli është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Ditën e mërkurë, bukuroshja bjonde ka zbuluar barkun e saj të rrumbullakët përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

Vajza e shumë kopertinave ka publikuar një fotografi nga shtatzania e saj e mëparshme, bashkangjitur një tjetër fotoje të shtatzanisë së dytë. Fotot, të cilat ishin thuajse identike, shoqëroheshin me mbishkrimin: “E njëjta javë, i njëjti fustan, i njëjti vend por vite të ndryshme”.

Bar dhe bashkëshorti i saj, Adi Ezra janë gjithashtu prindër të një vajze 1-vjeçare, të quajtur Liv.

Share With:
Translate »
861 Views