Lajmërimi në Facebook i mbesës që kërkoi një mik për gjyshin e vetmuar

Në kohët tona me jetët e ngarkuara dhe të “shpejta” që kemi, shpeshherë ndihemi të vetmuar dhe pandemia e koronavirusit vetëm e shtoi vetminë dhe izolimin në shoqërinë tonë.

“Po kërkoj një mik për gjyshin tim. Ai ka shoqërinë e sime gjysheje dhe përpara COVID ai shkonte në qendrën komunitare, por tanimë ka një vit i mbyllur në shtëpi dhe nuk ka dalë shpesh jashtë. Mund të takoheni për të pirë çaj apo të mblidheni tek shtëpia për të luaftuar me letra. Mami im dhe unë jemi me të, por vërejmë që atij i mungon një shoqëri me burra.”

Pasi lajmi u bë viral dhe postimi mori me qindra pëlqime, e reja ka thënë për “Corriere Della Sera”: “Katër të moshuar më kanë shkruar, por ishin të gjitha gra. Këtë javë do e shpie gjyshin tek një zotëri që jeton në të njëjtën rrugë me ne dhe na ka ftuar të shohim ndeshjen. Ideja për të kërkuar shoqëri për gjyshin më lindi që kur pandemia ndodhej në fazën më të vështirë. Unë dhe vëllai im e vizitojmë gjyshim tre ose katër herë në javë, por së fundmi e kam vënë re që ulet vetë në stolin në oborr dhe duket sikur pret që të kalojë dikush dhe të flasë me të. Kur e pyetja si ishte ai më tha se ishte pak i mërzitur: Të gjithë fqinjët mungojnë, më tha. Shpresoj që ky postim të jetë shembull për të tjerët. Sepse shpeshherë mendojmë për shpenzimet dhe pensionin, por socializimi i të moshuarve neglizhohet. Do të doja të diskutonim idenë e rihapjes së qendrave komunitare, ndoshta për grupe më të vogla.”

 

Share With:
Translate »
159 Views