LAJMI I FUNDIT/ Ministrja Kushi infektohet me koronavirus: Jam e karantinuar dhe…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, është infektuar me koronavirus.
Lajmin e bën të ditur vetë Kushi, nëpërmjet një postimi në facebook, ku thotë se aktualisht është e karantinuar dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.
Kushi ka bërë thirrje për respektimin e rregullave dhe protokolleve në fuqi, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Statusi i plotë në “Facebook”
“Të dashur miq,
Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”