Lajmi i mirë nga Kosova: Foshnja e parë e infektuar me COVID-19, fiton betejën me virusin

Një foshnjë e infektuar me COVID-19, rasti i parë në Kosovë, është shëruar dhe ka lënë klinikën e Neonatologjisë.

Telegrafi konfirmon lajmin pas kontaktit me drejtorin e kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci, i cili  tha se foshnja është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Foshnja është liruar sot nga Klinika në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është pranë prindërve”, ka thënë Gojnovci.

Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në Klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.

Edhe në Shqipëri, një foshnjë 1 muaj e gjysmë raportohet se është shtruar në spital, për shkak të virusit.

Foshnja ka rezultuar pozitiv me COVID-19 , pasi ka shfaqur simptomat, ndaj është shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së, ku po merr mjekim nën mbikqyrjen e mjekëve.

Share With:
Translate »
286 Views