Lamtumirë “Madhëria e tij”, George do të thërritet në shkollë kështu

Një ndër dy më të vegjëlit e familjes mbretërore ka hedhur një hap më tutje në edukim, e për fillimin e shkollës nga ana e George u fol jo pak. Duke qenë se anëtarët rojal nuk kanë një mbiemër zyrtar, një i tillë nevojitet medoemos gjatë viteve shkollore. “Madhëria e tij” nuk është emërtimi më i përshtatshëm për të voglin e Middleton, e për këtë arsye institucioni i edukimit e njeh si George Cambridge. Kjo nuk është aspak pa sens, pasi titulli zyrtar mbretëror i tij është Princi George i Cambridge, duke qenë se prindërit mbajnë titujt Duka dhe Dukesha e Cambridge. William dhe Kate kanë bërë një kërkesë lidhur me trajtimin e djalit të tyre njësoj si të tjerët, të paktën brends mureve të shkollës. Sipas protokolleve të pallatit mbretëror, nuk ekziston asnjë ligj i shkruar që detyron anëtarët e oborrit për të mbajtur një mbiemër të caktuar. Nga ana tjetër, Princ William dhe Harry nuk e kanë përfillur një rregull të tillë, kështu që George do të gëzonte të njejtën të drejtë si paraardhësi i tij. Edhe pse një situatë e tillë do të ketë disa komplikime të vogla kur Princ Charles të bëhet mbret, çifti rojal mesa duket ka menduar detaje të mëtejshme. Epo, shumë nderlikime për një mbiemër, apo jo?

Share With:
Translate »
749 Views