Të veçantat e çdo fëmije sipas shenjës së horoskopit

Ujori (20 janar- 18 shkurt)
Të zgjuar dhe çapkënë, fëmijët e lindur në këtë shenjë janë plot surpriza. Ndoshta janë fëmijët që pyesin më shumë dhe bëhen kureshtarë për çdo fenomen rreth tyre dhe kjo shpesh herë bëhet e lodhshme për prindërit. Mënyra më e mirë për të bindur këta fëmijë apo për t’i argumentuar diçka është përmes historive. Ujorët pëlqejnë shumë rrefenjat ndaj rritini me përralla e libra. 
Peshqit ( 19 shkurt- 20 mars)
Shumë të sjellshëm dhe kreativë. Dhuntia e tyre është arti ! Janë fëmijë me botë dhe imagjinatë të shfrenuar, ndaj mos u shqetësoni nëse ai fillon t’i shpejgojë gjërat sipas këndvështrimit të tij. Janë të ndjeshëm dhe pak përtacë.
Dashi (21 mars- 19 prill)
Dashi është uragani i zodiakut. Nuk e kuptoni nga i buron gjithë ajo energji ! Janë shumë të shoqërueshëm dhe aspak të turpshëm. 
Demi (20 prill- 20 maj)
Të drejtuar nga Venusi, fëmijët e kësaj shenje janë shumë të lidhur me familjen. Janë paksa të tërhequr me fëmijët e tjerë, por në ambientin e tyre familjar ata janë shumë të hapur dhe të çiltër. 
Binjakët  (21 maj- 20 qershor) 
Pse po vendos rimel, pse duhet të ha brokoli, pse qentë nuk ka gishta??? Mbaruam ne, por fëmijët binjakë nuk pushojnë kurrë. Fëmijët e lindur në këtë shenjë janë shumë kuriozë dhe të zgjuar.
Gaforre (21 qershor-22 korrik) 
Ajo çfarë mërzit më shumë një fëmijë gaforre është ndarja me të ëmën. Janë shumë të lidhur me familjen ashtu si demi. Janë te qetë, natyrë paksa e mbyllyr dhe tejet emocionalë. Nëse fëmijët e tjerë mund të jenë moskokëçarës, një gaforre mban mend çdo kritike që i është bërë. 
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Fëmija që ka më shumë shol, fëmija më i lumtur dhe i qeshur ! Të jetë vallë ndikimi i diellit? Përkëdhelini sedrën, lavdërojeni dhe luani i vogël do të krekoset si një gjel. 
Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)
Fëmija më i rregullt i zodiakut ! Pastron vëtë lodrat, nuk i bën naze ushqimit, dëgjon prindërit ,POR nëse një virgjerëshë del nga rutina e të përditshmen e humbet toruan. 
Peshorja (23 shtator-21 tetor)
Këshillojini gjithë ditën që mos t’u flasin të huajve, me një peshore e keni të kotë ! Janë të ëmbël, miqësorë dhe mund të zënë shokë sa hap e mbyll sytë. Janë natyrë e drejtë dhe e vuajnë kur ndonjë shok i punon ndonjë rreng. 
Akrepi (22 tetor- 21 nëntor)
Shenja misterioze e zodiakut, rezulton të jetë e tillë dhe për fëmijët. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë natyrë e mbyllur dhe introverte.Nuk janë shumë të shoqërueshëm dhe nuk pëlqejnë shumë të ndajnë lodrat me të tjerët. 
Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor) 
Eksploratorët e vegjël të zodiakut ! Janë burim energjie, paksa xhelozë dhe siç thotë një shprehje nuk lënë dy gurë bashkë. 
Bricjapi (22 dhjetor- 19 janar)
Ndryshe nga fëmijët e tjerë, bricjapët e vegjël janë me këmbë në tolë dhe gjithçka që duan është të bëjnë mamanë krenare. Janë fëmijë ambiciozë që nuk kënaqen me pak dhe kanë të zhvilluar shpirtin e biznesit që në vegjëli

Share With:
Translate »
707 Views