Larg profesionit të mamit dhe babit, profesionin që do zgjedhë Renee e kuptuam nga tema e ditëlindjes saj

Renee, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka mbushur së fundmi 7 vjeç dhe ish çifti ka organizuar një festë. Nga pamjet, Renee shihet e lumtur krah miqve të saj. Nora ka ndarë momentin ku vogëlushja pret tortën në ambientin e zbukuruar me tollumbace dhe të mbushur me dhurata.

Në disa foto, Renee shihet e veshur dhe si një police. Duket se 7-vjeçarja dëshiron të ndjekë një rrugë të ndryshme nga prindërit e saj, të cilët janë të dy muzikantë. “Gëzuar ditëlindjen e 7-të e bukura e mamit. Të dua shumë jeta ime!”, ka shkruar këngëtarja shoqëruar me disa emoji.

Edhe Roberti ka ndarë disa momente nga festa e së bijës në profilin e tij. Kujtojmë që këngëtari sapo ka konfirmuar romancën e re me një vajzë të quajtur Laureta. Ndonëse nuk e zbuloi mbiemrin përflitet se bëhet fjalë për Laureta Maqedonci.

Share With:
Translate »
117 Views