Le të mësojmë ca sekrete mbretërore nga mami Kate kur fëmijët bëjnë zhurmë

Kate Middleton është dukeshë, filantropiste dhe një mama shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Të kujdesesh për fëmijët mbretërorë nuk është e lehtë pasi ata duhet të sillen në një mënyrë të caktuar në publik. Por fëmijët janë fëmijë dhe nuk pyesin shumë për rregulla. Pra si ja bën Kate?
Sipas “The Sun”, dukesha ka një mënyrë sekrete sesi komunikon me fëmijët e saj, George, Charlotte dhe Louis kur ata duhet të kontrollojnë sjelljen e tyre.

Kodi për të thënë “Qetësohu” është: “Le të pushojmë pak”.
Kur Kate u thotë fëmijëve të pushojnë pak, ata e kuptojnë që duhet të ulin zërin dhe të qëndrojnë të qetë.

Gjithashtu Kate përdor edhe komunikimin fizik për të ndihmuar George dhe Charlotte të mos bëjnë zhurmë në publik, si për shembull prekja e kokës.
Ja e mësuam edhe një sekret nga Kate.

Share With:
Translate »
28 Views