Nuk i lejon djemtë ta quajnë ‘mami’, partnerja e Elon Musk zbulon arsyen pas këtij vendimi të çuditshëm

Grimes zbuloi se djali i saj, X Æ A-Xii, i referohet këngëtares me emrin Claire, dhe jo ‘mami’, raporton “Page Six”.

Të jesh nënë është ndjesi e çuditshme për disa arsye. Unë nuk identifikohem me atë fjalë që është gjithashtu vërtet e çuditshme sepse X thotë ‘Claire’, por nuk thotë ‘mama’,“-  tha ajo gjatë një interviste ndërsa bëhej gati për në “Met Gala” të hënën.

Artistja 33-vjeçare tha se djali i saj, që erdhi në jetë nga marrëdhënia me Elon Musk, mund të mendojë se titulli ‘mami’ nuk i përshtatet asaj.

Ndoshta ai mund ta ndjejë neverinë që unë kam për fjalën nënë,” tha ajo, duke shtuar: “as nuk e di pse kam një neveri, sepse më pëlqen, e respektoj, por nuk mund të identifikohem me të”.

Ajo gjithashtu diskutoi mbi mëmësinë, duke thënë se mirëpritja e foshnjës së saj me Musk i ka dhënë mundësinë të shohë një botë krejtësisht tjetër dhe shumë kreative.

Unë mendoj se të pasurit një fëmijë ishte si një rilindje për mua artistikisht,”- tha ajo.

Grimes dhe Musk, i cili është 50 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në maj 2020.

Musk gjithashtu ka pesë djem nga martesa e tij e mëparshme me autoren Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.

Share With:
Translate »
42 Views