Legjenda është e vërtetë! 7 vjeçarja gjen ‘Eskaliburin’ e mbretit Artur

Matilda Jones, vogëlushja 7 vjeçare ka gjetur rastësisht shpatën legjendare, në të njëjtin liqen ku u hodh sipas mitit nga mbreti Artur.

Matilda po lundronte në Dozmary Pool, në Cornëall, me babain e saj, Paul, kur ajo u përplas me shpatën metalike prej 4 metra të gjatë.

Më herët babai i kishte treguar Matildas dhe motrës së saj lidhur me legjendën e Mbretit Artur para se ajo ta zbulonte.

“Ishte një ditë e nxehtë dhe Matilda e pyeti nëse mund të shkonim për një shëtitje”, tha Jones për The Star.

Më tej ai shtoi se: “Ajo kishte hyrë në ujë në një thellësi që e mbulonte deri tek beli kur vërejti një shpatë. Unë i thashë asaj se ndoshta ishte një hekur a diçka e tillë, por kur e pash, kuptova se ishte një shpatë. Pikërisht atje në fund të liqenit”.

Sipas legjendës, Sër Bediver e hodhi Ekskaliburin në Liqenin e Dosmarit pas betejës në Kamlan, ku u vra mbreti Artur të cilën liqeni e tërhoqi në thellësi.

Megjithatë, shpata që Matilda e gjeti me shumë gjasa nuk i përkiste mbretit Arthur. Gjëja më e mundshme është se bëhej fjalë për në shpatë të përdorur gjatë xhirimit të një filmi njëzet apo tridhjetë vjet më parë në këtë liqen.

Share With:
Translate »
1346 Views