Leja e lindjes mbaroi, Amal i kthehet punës në super formë
Vetëm tre muaj pas lindjes së binjakëve Ella dhe Alexandër Clooney, Amal i përvishet punës si avokate e të drejtave njerëzore. Perfekte, kaq mjafton për të përshkruar fizikun e bashkëshortes së George Clooney.
39 vjeçarja duket në gjëndje mjaft të mirë edhe pse sipas George, ajo fle pothuajse vetëm 3 orë gjumë pasi kujdeset për të vegjëlit e saj gjatë natës. Megjithatë, puna është punë, dhe kur vjen fjala te ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Amal nuk ia lejon vetes të mungojë në mbledhjet me rëndësi. Për momentin “Këshilli i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara” ku Amal ushtron detyrën e saj, po punon në bashkëpunim me qeverinë e Irakut, për drejtësi ndaj viktimave të ISIS.
\Kids’ Time\