Tom Cruise e ka braktisur plotësisht të bijën

Pas 6 vitesh martesë prej të ciles Katie dhe Tom kanë një vajzë, çifti e kanë parë të pamundur jetesën e tyre bashkë, për shkak të angazhimeve të shumta që secili prej tyre ka në botën e filmit. Që prej ndarjes, Tom duket se është shkëputur totalisht nga familja e tyre, dhe ajo që po e vuan më tepër këtë është vajza e tyre Sui. Katie ka deklaruar se babai i vajzës së tyre nuk interesohet asnjëherë për të me justifikimin se është gjithmonë shumë i zënë me punë, madje në rastet që Sui ka tentuar të lidhet me të, në telefon i përgjigjët asistenti apo menaxheri i të atit. Në këtë mënyrë Katie përpiqët të luajë rolin e të dy prindërve për të, që 11 vjeçares të mos i mungojë asgjë. Epo, nuk qënka dhe aq bukur të kesh për baba një yll hollivudian. \Kids’ Time\

Share With:
Translate »
851 Views