Lënë vajzën 14 muajshe vetëm në shtëpi, e shqyejnë dy qenë endacakë
Një vajzë e vogël, vetëm 14 muajshe u shqye deri në vdekje nga dy qenë endacakë. Disa telekamera filmuan skenën shokuese, e cila bëri bujë në të gjithë botën, në një kohë të shkurtër. Vogëlushja Riya Sahu ishte lënë vetëm në shtëpi, me vëllanë 5 vjeç, ndërkohë që prindërit kishin dalë për punë. Të pavetëdijshëm për çfarëdo forme rreziku që ju kanosej, si ajo edhe i vëllai, arritën të dilnin nga shtëpia dhe të ecnin në rrugë. Por për fatin e tyre të keq, vogëlushja u sulmua egërsisht nga dy qentë endacakë, të cilët e lanë të vdekur, siç mund të shihni në videon më poshtë. Ishin disa kalimtarë të rastit ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, por për vogëlushen, tashmë ishte shumë vonë. Ngjarja e rëndë u shënua këtë të hënë në qytetin e Raipur, në Chhattisgarh të Indisë.
