‘Letër për babain në parajsë’, 7-vjeçari do t’ju rrënqethë zemrat

Babai i tij u nda nga jeta 4 vite më parë dhe këtë vit, 7-vjeçari Jase i shkroi të atit një letër për ditëlindje, duke i kërkuar postës që t’ja dërgonte babait të tij në Parajsë.

Në pjesën e përparme të zarfit vogëlushi shkroi:

“Zoti postier, a mund ta dërgosh këtë letër në qiell për ditëlindjen e babait tim? Faleminderit.”

Ai nuk priste asnjë përgjigje, megjithatë shërbimi postar, të prekur nga letra e vogëlushit i dërgojnë atij një letër duke i thënë:

“Kjo ishte një sfidë e vështirë pasi duhet të shmangim yjet dhe objektet e tjera galaktike në rrugën drejt qiellit. Sidoqoftë të jesh i sigurt që kjo letër e rëndësishme është dërguar.”

“Unë në fakt nuk mund ta përshkruaj se sa i gëzuar është ai duke e ditur që babai i tij e mori letrën.”- ka shkruar mamaja e Jase në llogarinë e saj në Facebook, ku ka publikuar letrën e të birit.

Share With:
Translate »
750 Views