Letrat e lagura, s’duhet t’i përdorni aq shpesh sa i përdorni, por pse?

Letrat e lagura kohët e fundit janë bërë domosdoshmëri në pastrimin e sendeve, trupit në situta të caktuara, etj, etj. Të gjithë e dimë që kanë pamje më interesante dhe duken shumë herë më funksionale sesa një letër e thatë. Njerëzit besojnë se letrat e lagura janë më efektive edhe në tualet sesa letrat standarte, por ç’thonë ekspertët?

Letrat e lagura mund t’ju bllokojnë WC dhe të dëmtojnë ekosistemin

Në 2005, letrat e lagura erdhën si një alternativë “luksoze” për të zëvendësuar letrat normale të tualetit. Sot ato përdoren gjerësisht në restorante, zyra, shërbime publike, etj, etj. Një prej disavantazheve është se hedhja e tyre në tualet mund të bllokojë banjën e ndërsa përfundimi i tyre në lumenj kthehet në problem shumë serioz për mjedisin.

Krijojnë një disbalancë të baktereve

Njerëzit mendojnë se meqë letrat e lagura përdoren gjerësisht për bebushat, janë të sigurta edhe për pjesën tjetër. Ky është një aludim i gabuar sepse në fakt, letrat e lagura çrregullojnë balancën mes baktereve të nevojshme dhe atyre të dëmshme. Prandaj, ekspertët i paralajmërojnë njerëzit të mendohen disa herë para se të zgjedhin këtë metodë pastrimi.

Kur ndodh ky çekuilibër, mund të jeni në rrezik për skuqje, infeksione, bakteriale dhe acarim të lëkurës.

Hidratimi është diçka tjetër që duhet t’ju shqetësojë

Një çështje është lagështira që krijohet nga përdorimi i tyre. Njerëzit priren të përdorin peceta të lagura dhe më pas të tërheqin pantallonat, kështu që lagështia është po aty. Kjo shndërrohet në acarim lëkure dhe grumbullim bakteresh. Përveç kësaj lëkura s’është e hidratuar.

Burimi: Bright Side

Share With:
Translate »
32 Views