“Lexuesi më i mirë i panairit”/ Njihuni me Jamarbrin, vogëlushin që ka nisur të lexojë që 15-muajsh

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” këtë të enjte ishte i ftuar një fëmijë shumë i veçantë, i quajtur Jamarbër Hoxha. 9-vjeçari, i cili i përket spektrit autik, është shpallur si “Lexuesi më i mirë” në Panairin e librit të këtij viti.

Djali tha se i pëlqen shumë të lexojë, e aktualisht sapo ka përfunduar librin “Përrallat Indiane” dhe pret të nisë librin “Krijesat Misterioze”. Jamarbri i vogël tha se lexon mesatarisht një libër në javë dhe ndër autorët e tij më të preferuar të huaj janë Shekspirin dhe Ibsenin. Ndërsa nga autorët shqiptar, veçoi Dritëro Agollin dhe Anila Kurtin. Ndërkohë djali, zbuloi se ka lexuar kur ka qenë vetëm 15 muajsh, librin “Rosaku i Shëmtuar”. Ky rrëfim, u mbështet nga halla e Jamarbrit, e cila ishte me të në studio. Ajo tha se i nipi, nisi fillimisht të lexonte reklamat që gjendet gjerësisht në rrugë duke avancuar më pas me “Rosakun e Shëmtuar” që është libri i tij i parë.

“Ata donin të lexonin sepse janë fëmijë të zgjuar, por që janë ndryshe nga të tjerët. Autizmi nuk është sëmundje, është një veprim ndryshe nga të tjerët. Më pëlqen shumë të lexoj libra. Unë lexoj një libër në javë. Tani sapo përfundova “Përralla Indiane” dhe do të lexoj librin “Krijesat Misterioze”. Unë jam në klasë të katërt, jam 9 vjeç dhe jam një djalë autik. Jam shumë krenar për veten. Matematika është e bukur sepse shkruaj vetëm me laps. Anglishtja është e klasës, unë di frëngjisht. E di të gjithën fare, edhe gjuhë të tjera di. Kur kam qenë 15-muajsh kam lexuar librin Rosaku i Shëmtuar. Unë mund të lexoja shumë, por kisha dhe pak ndihmë. Shkrimtari më i mirë, janë, Anlia Kruti, Dritëro Agolli. Kam lexuar Jul Çezarin dhe Romeo dhe Zhuljeta të Shekspire”, u shpreh i vogli Jamambër.

Ndërsa halla e vogëlushit tha:

“Ai ka nisur të lexojë 15-muajsh, nisi të lexonte reklamat, në tabelat e rrugës. Ai nisi ta shfaqte hapur kënaqësinë që ndjente, u duk qartë që pasioni i tij ishte libri. Atëherë u stimulua ndaj librit”.

Share With:
Translate »
310 Views