Lidhja me një partner që ka fëmijë, Armina Mevlani: Nuk ka asgjë të keqe!

Në programin “Goca dhe Gra” u fol pikërisht për vështirësitë që hasin gratë e divorcuara që kanë fëmijë për rigjetjen e dashurisë. Edhe Armina Mevlani e dha mendimin e saj gjatë diskutimit, ku tha se nuk ka asgjë të keqe që të biesh në dashuri me një person që ka fëmijë.

“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”,-theksoi Armina.

Më herët, Armina ka folur edhe për raportin që ka me fëmijët e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha. Ajo ka treguar se ka marrëdhënie të mira shoqërore si dhe theksoi se nuk pretendon që të jetë mama për ta, pasi ata e kanë nënën e tyre.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç. Nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”,- ka thënë Armina.

Më herët, Armina ka thënë se Shkëlzeni i ka ngjarë më shumë mamasë së tij. Sipas saj, ai është i dashur dhe i afrueshëm në komunikim.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, ka thënë ajo.

Share With:
Translate »
27 Views