Lindja mrekulli, gruaja sjell në jetë fëmijën e parë pas 18 aborteve

Për 48-vjeçaren britanike Lauren Warneford dhe bashkëshortin e saj 55-vjeçar Mark, dëshira për t´u bërë prindër ka qenë një dëshirë e përbashkët që në fillesat e para të marrëdhënies së tyre, ndonëse fati u tregua ´´i pafat´´ me ta për shumë vite. Pasi kishte kaluar plot 18 aborte në 2 dekada, shpresat për t’u bërë nënë ishin gjithnjë e më të zbehta për gruan nga Britania. Lauren Warneford, 48-vjeç, shpenzoi rreth 80.000 paund në fertilizimin in vitro, por asgjë nuk rezultoi e suksesshme deri më tani. Ajo dhe bashkëshorti i saj prej 16-vitesh tentojnë të bëhen prindër por pa asnjë rezultat, derisa mjeku specialist zbuloi pse shtatzënitë e saj përfundonin shumë herët. Gruaja u diagnostikua me “killer cells” (qelizat vrasëse) që shkatërronin fetusin disa javësh. E njëjta histori është përsëritur për vite me radhë, në javën e 14-të të çdo shtatzënie ajo humbte bebushin e saj. Gjithsesi ajo nuk u dorëzua dhe vendosi t’i nënshtrohej dhurimit të embrionit në Çeki në vitin 2015. Pas plot 18-vitesh përpjekje solli në jetë djalin e saj dhe e përlotur tregon se çdo sakricë materiale dhe emocionale për të ia ka vlejtur. Living

 

Share With:
Translate »
846 Views