Lirohen 76 nxënëset e rrëmbyera
Pjesa më e madhe e nxënëseve nigeriane të rrëmbyera nga militantët në qytetin Dapchi muajin e kaluar janë liruar, thotë qeveria.
Ministria e Informacionit e Nigerisë thotë se 76 prej 110 nxënësve janë liruar në orët e para të mëngjesit pas përpjekjeve të shumta.
Ushtria më pas ndaloi operacionet e saj në zonë për të siguruar jetët e nxënëseve.
Ministria e Informacionit tha se vajzat janë liruar me ndihmën e disa miqve në vend dhe se negociatat ishin të pakushtëzuara.
Ndërkohë që po bëhen përpjekje për lirimin edhe të vajza të tjera.
Dëshmitarët në qytetin e Dapchi thonë se ekstremistët i dërguan vajzat në qytet në orët e para të mëngjesit, duke paralajmëruar: “Mos i dërgoni kurrë më vajzat tuaja në shkollë.”
Nxënëset u rrëmbyen nga ekstremistët e Boko Haram një muaj më parë dhe fati i vajzave të tjera mbetet ende i paqartë.
Boko Haram përkthehet si “Arsimi perëndimor është i ndaluar” në gjuhën lokale Hausa.