Lirohen hoxha, vjehrri dhe kushëriri. Nusja që helmoi vjehrrën mbetet pas hekurave
Marjana Çmeta, nusja 21-vjeçare që helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe më pas e mbyti është lënë në burg nga Gjykata e Apelit.
Ngjarja u zbulua vetëm 1 vit më vonë. Gjithë ngjarjen sa kishte ndodhur, e denjë për një skenar filmash, Marjana e kishte rrëfyer te hoxha i zonës, i cili e kishte regjistruar bisedën dhe ia kishte treguar burrit të viktimës dhe një kushëriri të tyre, por pa e denoncuar ngjarjen në polici.
Hoxha Hysen Shehu, vjehrri Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu janë liruar nga qelia, me detyrim paraqitje.
Ata kishin apeluar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i la të katërt në burg.