Live me Kiarën nga spitali! Luizi reagon pas lindjes së vajzës
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë duke mirëpritur lindjen e vajzës së tyre Luna Mari Ejlli.
Pasi bënë njoftimin e tyre për lindjen e vajzës, Luizi ka reaguar për herë të parë për këtë përmes një video-mesazhi në Instagram.
“Kam mëndu se piku i lumturisë ka qenë kur më tha Kiara ‘po’, por më vjen keq me i thonë Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra dhe keni për ta kuptuar”, potencoi Luizi përmes videos.
Fenomeni i Big Brother VIP Albania madje bëri të ditur se nesër, do të hyjë ‘live’ me Kiarën për të shprehur falënderimet e tyre për urimet që morën.
Ky ishte reagimi i parë i Luizit pasi u bë i ditur se Kiara solli në jetë vajzën e tyre.