Lizzo përhapi një thashethem se është shtatzënë me Chris Evans dhe aktori reagoi kështu!

Lizzo dhe Chris Evans po argëtohen shumë me flirtimet publike që bëjnë herë pas here. Në lëvizjen e saj të fundit, këngëtarja postoi një TikTok duke pretenduar se ishte shtatzënë me fëmijën e Captain America.

“Kjo është diçka që unë jam përpjekur me të vërtetë ta mbaj personale dhe private vetëm mes meje dhe babait të fëmijës tim,” tha ajo. “Por meqenëse ne po nxjerrim të gjitha thashethemet sot, po flas dhe unë. Ne do të kemi një “Captain America” të vogël.”

Mesa duket, Evans e mori me sportiviteti shakanë. Ditën tjetër, Lizzo shpërndau disa screenshot-e nga biseda me aktorin.

“Përshëndetje! Sapo dëgjova për gëzimin tonë të vogël”, shkroi ai me një emoji duke qeshur. “Nëna ime do jetë kaq e lumtur! Thjesht më premto që s’do bëjmë festë për zbulimin e gjinisë”, shkruante ai.

Lizzo përhapi një thashethem se është shtatzënë me

Loja e flirtimeve dhe shakave online mes dyshes ka vazhduar që në prill, ku Lizzo publikoi përsëri ca biseda private mes tyre.

Share With:
Translate »
160 Views