Lodrat e pasigurta për fëmijët/ Gjatë vitit 2021 u bllokuan 4 mijë lodra që do të asgjësohen

Në tregje shiten lodra të shumta, por jo të gjitha janë të sgurta për fëmijët.

Lodrat që nuk kanë markimin CE nuk duhen përdorur për fëmijët pasi rrezikojnë shëndetin e tyre për shkak të substancave kancerogjene.

Në vitin e kaluar nga kontrollet e kryera nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, u vendosën 11 gjoba dhe u morrën 8 masa urgjente.

Përgjatë viti 2021 janë bllokuar 4 mijë lodra të pasigurta për fëmijët pa markimin CE. Këto lodra pritet ti nënshtrohen procesit të asgjësimit.

Inspektoriati shtetëror i mbikqyrjes së tregut këshillon prindërit që të kenë kujdes në përzgjedhjen e lodrave duke parë markimet përkatëse dhe paralajmërimet e moshës.

Share With:
Translate »
163 Views