London dhe daja Itan festojnë sot 1-Qershorin

Ditët e fundit kudo nëpër portale kanë qarkulluar lajmet se familja Hoxha po bëhet gati për dasmën e vitit, atë të Sarës dhe Ledionit të cilët me aq informacione sa kanë dhënë, këtë verë do t’i thonë “Po” njëri tjetrit në një nga fshatet më përrallorë të Italisë. Jo më kot, ata kanë shkuar që tani atje për t’i dhënë drejtim të gjitha detajeve të dasmës.

Por në mes të gjitha angazhimeve, sigurisht që sot në 1 qershor nuk mund të liheshin jashtë vëmendjes së festës së fëmijëve dy më të vegjlit e familjes: Itan dhe sidomos London i vogël.

Ka qenë Sara Hoxha e cila ka shpërndarë një foto ku duket vëllai i saj i vogël Itan duke mbajtur Londonin ndërkohë që të dy janë kombinuar me veshje në ngjyrë të zezë. “Shpirti shërohet duke qenë pranë fëmijëve” – shkruan ajo, duke dhënë mesazhin më të këndshëm të ditës së sotme.

Share With:
Translate »
935 Views