Supermami Chrissy Teigen tregoi shenjat pas lindjes dhe të gjithë po e duartrokasin!

Chrissy Teigen është ndër personazhet më të sinqertë në Hollywood, e cila shfaqet gjithmonë pa asnjë filtër për fansat e saj. Dy javë më parë, modelja solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë që e pagëzoi me emrin Miles.

Bashkëshortja e John Legend nuk ka postuar vetëm fotot e adhurueshme të dy vogëlushëve të saj, por na ofron edhe doza të forta të realitetit që po përjeton si nënë e re. Në postimin e saj të fundit në “Instagram”, Chrissy na tregon sesi trupi i saj ka ndryshuas pas lindjes. 32-vjeçarja filmon nga afër shenjat pas lindjes që ka në pjesën e barkut, si dhe e shoqëron me një emoji në lot.

“Jo! Mendova se bëra një punë të mirë me kremërat!” – shprehet Teigen në video, ku vërteton se edhe modeleve që tregojnë shumë kujdes i bëhen strija në pjesën e ijeve.

Share With:
Translate »
754 Views