London dhe Ledion thyejnë sërisht rrjetin me veshjen “matchy-matchy”
Prezantuesi Ledion Liço, qysh nga ardhja në jetë e të birit ndihet më i plotësuar dhe reflekton lumturi. Ditën e sotme djali i tij London mbush 9 muajsh dhe me këtë rast, ai ka publikuar në Instagram një fotografi të të dyve. Ledioni shihet duke mbajtur në duar djalin, ndërsa që të dy janë veshur thuajse njëlloj. Ai ka një urim për nëntë mujorin e vogëlushit, ku shkruan, “Gëzuar 13-tën bebush, sa shpejt që po rritesh”. Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, dhe Ledioni, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016