Dëmtim “horror”, nëna e lojtarit shpërthen në lot (video)

KUJDES! PAMJE TË RËNDA

Lojtari Richard Prieto i Club General Diaz në Paraguai ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë, duke thyer këmbën në ndeshjen e kampionatit ndaj Nacional. Po luheshin minutat e fundit të takimit, kur lojtari 20-vjeçar kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por ndaj tij portieri kundërshtar ndërhyn shumë ashpër, duke i thyer këmbën Prieto. Çuditërisht arbitri i takimit nuk akordoi ndërhyrje të parregullt, por lejoi avantazhin, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë u detyruar të kërkojë ndërhyrjen e mjekëve teksa pa dëmtimin e rëndë. Të pranishëm në stadium ishin edhe familjarët e lojtarit të ri. Nëna e tij së bashku me një fëmijë të vogël, kaloi reklamat dhe tentoi të futej në fushën e lojës me lot në sy. Më vonë, klubi njoftoi përmes Twitterit se lojtari u dërgua menjëherë në spital ku kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë pritet një ndalesë e gjatë për të para se t’i rikthehet sërish futbollit të luajtur.

Share With:
Translate »
642 Views