London “sfidon” në piano kompozitorin shqiptar, babi Ledioni e mbështet | Video

London ende nuk ka mbushur 9 muaj që kur ka ardhur në jetë, por për çudinë e të gjithëve ka filluar të shfaqë preferencat e para për artin. I nxitur nga të dy prindërit, të cilët kujdesen që London të dëgjojë muzikë të bukur, vogëlushi na ka treguar disa herë se nuk është vetëm fëmija që luan me lodrat e dhëna nga prindërit, por më shumë se kaq. Energjinë tashmë ia kemi kuptuar, por sot na ka habitur me kënqësinë që ka pranë tasteve të pianos.
Ndonëse është ende i pandërgjegjshëm për atë që po bën, London kupton tingujt e ëmbël pas përplasjes së tasteve dhe u gëzohet atyre.

Ledioni, duke e ndarë me të gjithë miqtë këtë moment me të birin, vendos t’i tërheqë vëmendjen kompozitorit të njohur të orkestrës së Top Channel, Alban Male, duke i shkruar: “Kishe gjë Alban Male?”

Edhe disa vite, Albani duhet të jetë gati për ta bërë edhe Londonin pjesë të orkestrës, pse jo?

Share With:
Translate »
879 Views