Si mund ta dëmtojnë personalitetin traumat e fëmijërisë

Një traumë në moshë të re mund të ketë efekte negative në apektin fizik dhe mendor. Në vitet e fundit, disa studiues kanë bërë përpjekje për të identifikuar ndonjë korrelacion mes traumave të pësuara në fëmijëri dhe sëmundjeve psikiatrike, të tilla si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni psikotik. Një studim i kryer nga një ekip studiuesish të Universitetit të Liverpulit dhe Universitetit të Mastrihtit analizuan rezultatet e 30 viteve të studimesh shkencore në lidhje mes traumave të fëmijërisë dhe zhvillimin e një çrregullimi psikotik.

Studimi mori parasysh 27.000 botime shkencore. Këto të dhëna ishin të ndara në tri kategori kryesore: Studim në lidhje me fëmijët që kanë vuajtur trauma të caktuara të fëmijërisë Studimi mbi mostrat e popullsisë të zgjedhura rastësisht Studimi mbi pacientët psikotikë, të cilët u pyetën për të përshkruar fëmijërinë e tyre Rezultatet e arritura, duke analizuar të tri kategoritë kryesore, çuan në përfundimin se fëmijët të cilët kanë vuajtur trauma psikologjike para moshës 16 vjeç kanë tri herë më shumë shanse se të tjerët për të zhvilluar një sëmundje psikotike në jetën e mëvonshme.

Studiuesit në Universitetin e Liverpulit gjithashtu thonë se ka një korrelacion midis llojit të traumës dhe specifikave të simptomave psikotike, të tilla si abuzimi seksual, i cili është më i lidhur me halucinacione, ndërsa duke u rritur kthehet në paranojë. Cilat janë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të traumave të fëmijërisë? Fëmija, i cili vuan një ngjarje traumatike jeton në një horizont të kufizuar dhe të mbushur vazhdimisht me pasigurinë dhe frikën, që shpesh manifestohen në formën e monstrave dhe fantazmave.

Siç kemi përmendur më parë, një ngjarje traumatike në fëmijëri lë një gjurmë të thellë në psikikën e fëmijës dhe prodhon efektet më të mëdha në moshën e rritur. Pasojat më të shpeshta të traumave të fëmijërisë mund të jenë: çrregullime të sjelljes BPD ankth çrregullime të të ngrënit si, bulimia, anoreksia çrregullim personaliteti depresion Si trauma të fëmijërisë dhe pasojat e saj duhet të adresohen? Kujdesi më i mirë në rastin e fëmijëve që kanë pësuar trauma është ndërhyrja e hershme. Gabimi më i madh që ju mund të bëni është, të mendoni se fëmija do të harrojë, pra që koha është ilaçi./Panorama 

Share With:
Translate »
1098 Views