Loredana bën gjestin më të bukur për Mozzikun dhe na i bëri sytë zemra

Mozzik dhe Loredana janë ndarë që prej disa ditësh dhe lajmin e bëri të ditur vetë reperja përmes një postimi të bërë në Instagram. Dyshja kanë vendosur të bëjnë një pushim, si në jetën profesionale ashtu dhe në atë private, duke i lënë hapësirë njëri-tjetrit.

Mirëpo siç dihet, ato janë prindër të një vajzë, Hanës, e cila gjithmonë do jetë një lidhje e fortë mes tyre, dhe këtë e dinë shumë mirë të dy reperët. Mozzik e tha me vetë gojën e tij gjatë emisionit ‘Shiko kush luan’. Po ashtu ai pohoi se ka ndarë me Loredanën një dashuri të fortë dhe se ajo është e vetmja femër që ka marrë seriozisht.

Ditën e sotme edhe Loredana ka treguar se Mozzik është po aq i afërt për të. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të një varësje e cila ka inicialet H dhe M: H për Hanën dhe M për Mozzikun. Reperja e ka fshirë postimin disa minuta pas publikimit duke na lënë të kuptojmë që e ka hedhur padashje. Gjithësesi përderisa ajo ende ruan varse me shkronjën e ish-partnerit do të thotë se ende ka ndjenja për të.

Share With:
Translate »
746 Views