Loredana e pranon se vajza është një kopje e Mozzik

Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana, përpara 5 ditësh u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të quajtur Hana. Pak orë pas lindjes, Mozzik dhe Loredana publikuan menjëherë fotografi të vogëlushes, madje krijuan dhe një profil personal për të në ‘Instagram’. Nga fotot e postuara fansat vunë re se vogëlushja kishte një ngjashmëri të madhe me të atin. Këtë gjë e ka pranuar së fundmi edhe vetë Loredana. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të vajzës dhe përkrah saj ka shkruar: “Mozzik i vogël”.

Hana është ende shumë e vogël dhe ndoshta tiparet e saj mund të ndryshojnë me kohën, por tani biem të gjithë dakord se ajo dhe Mozzik ngjajnë si dy pika uji.

Share With:
Translate »
1158 Views