Loredana, Sara dhe Xhensila mamatë single të showbizz-it shqiptar

Kohës së fundit divorcet janë duke mbizotëruar tek personazhet e showbizit.

Loredana dhe Hana
Këngëtarja e njohur Loredana Zefi publikon momente të shumta me vajzën e saj Hanen, ndonëse është e angazhuar me projekte të reja, por vajzën nuk e lë mbas dore, ato pak më parë ishin në pushime ku e shijuan pa fund

Sara dhe Poem Blu
Blogerja Sara Hoxha ndonëse po merret me akomodimin e shtëpisë së re në Tiranë, por është me Poemin kudo.
Ajo shumicën e kohës e kalon me vajzën, duke u përkushtuar që mos të ndjejë mungesën e babait, ani pse ditëve të vikendit Poem mund të jetë pranë Ledrit.

Xhensila dhe Ajka
Një ndër emrat më të lakuar kohës së fundit në mediat rozë është edhe Xhensila Myrtezaj.
Këngëtarja është me vajzën në çdo moment, dhe mundohet të kujdesët sa më shumë për të, përveç një këngëtare e suksesshme Xhensilen e kemi parë edhe si një nënë të jashtëzakonshme.

Veprimet e tyre janë për t’u vlerësuar pavarësisht dhimbjeve vuajtjeve qe i kalojnë, ato ia dalin të kujdesën për fëmijët në mënyrën me të mirë.

Share With:
Translate »
59 Views