Loredana tregon portretin e plotë të vajzës dhe është kopja e Mozzik!

Me 18 dhjetor, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë! Në një spital në Zvicër, çifti i njohur mbajti në krahë vogëlushen, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Menjëherë, ata i hapën edhe një llogari personale në “Instagram”, duke ftuar të gjithë të ndiqnin të porsalindurën. Hana ka vetëm katër ditë që ka ardhur në jetë dhe ka rrëmbyer zemrën e të gjithë fansave të prindërve të saj!

Ditën e sotme, Loredana ka zbuluar portretin e plotë të së bijës dhe e porsalindura duket një ëngjëll i vërtetë! Është e pamundur të mos vihet re, se Hana është një kopje e vogël e të atit, reperit Mozzik.

Share With:
Translate »
1130 Views