Lori hap arkivat e fotove të fëmijërisë dhe u shkri së qeshuri
Lori Hoxha është bërë nostalgjike këtë fillim jave dhe ka kujtuar kohët e fëmijërisë.
Në disa postime në SnapChat, fashionista ka shuar kureshtjen e të gjithë ndjekësve të saj, duke treguar sesi dukej në moshën 16-vjeçare.
Në njërën nga fotot, ku ka pozuar me kushërirën e parë, Lori duket mjaft elegante me një pale bikini të kuqe në det dhe me buzëqeshjen që e identifikojmë edhe sot.
“16”, shkruan ajo duke treguar moshën të cilën e shoqëron me një ikonë të buzëqeshur.
Në foton e dytë të realizuar në vitin 2004, Lori ka pozuar pranë Sarës dhe duket më e vogël në moshë.
Me flokët bishtalecë dhe me onde, fashionista ka dalë serioze ndërkohë që motra i ka hedhur krahun.