“Jingle bells” nga Ameli, gjithçka që duhet të dëgjoni këtë prag festash
Mami dhe babi janë dy këngëtarë shumë të njohur dhe të dashur, por duket se Ameli shumë shpejt do t’ua marrë të gjithë fansat.
Vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj po ndjek hapat e prindërve dhe kjo duket shumë qartë. Në një foto të postuar pak më parë nga Miriam, Ameli shfaqet e ulur para pianos dhe mesa duket ka filluar të krijojë që tani meloditë e para.
“Duke mësuar këngët për Krishtlindje” – shkruan këngëtarja në foton e të voglës.
Dhe jo vetëm kaq sepse Ameli ka vendosur të jetë një artiste e kompletuar që do të këndojë, kërcejë dhe shkruajë tekstet vetë.