Muzeu që ktheu Lorin shumë vite pas në fëmijëri

Trashëgimtarja e ‘Top Media’, Lori Hoxha ka publikuar minuta më parë disa ‘Story’ nga vizita e saj në një muze. Si fillim bloggerja e njohur bën të ditur që kjo vizitë është ndër të rrallat që ajo ka bërë në një muze.

Më tej zbulon disa nga detajet më të veçanta që ka parë. Disa prej sendeve të ekspozuara i kanë kujtuar Lorit fëmijërinë në Shqipëri.

Kasetofonat me ngjyra siç duket kanë qenë të preferuarit e saj në moshë të vogël. Ndërsa një ‘Playstation’ i vjetër i ka kujtuar kohën kur luante me lojëra të ndryshme, ndër to, Tarzan dhe Krash Bandicott.

Lori nuk harron të zbulojë edhe një fakt tjetër interesant në vazhdimësi të vizitës. Ajo tregon se nuk ka pirë kurrë në jetën e saj cigare.

Siç duket kjo vizitë në muze ka lënë shumë mbresa tek bloggerja e njohur, mbase edhe tek ju.

Share With:
Translate »
573 Views