Lori ka rënë në dashuri që e vogël dhe akoma vazhdon të ndjejë fort

Ndërkohë që Sara na përloti dje me urimin e saj për 20-vjetorin e Top Albania Radios, themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha, sot është rradha e Lorit të na emocionojë. Me flokë të shkurtër, si një djalë mistrec, dashuria e saj për radion ka lindur bashkë me të. Edhe pse nuk e kanë ushtruar si profesion, vajzat e kanë si motër dhe si pjestar familje krijesën e të atit, duke qene se janë pak a shumë moshatare nga vitet e jetës. “Dashuria e parë nuk harrohet” ka shkruar Lori krahas fotos së veçantë që ka ndarë në Instagram. Mbaje fort Lor, dhe çoje deri në fund ëndrrën e babait tënd. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
776 Views