Lori, Sara apo Ledioni?! Kush do e marri drejtimin e Top Channel pas dorëheqjes së Ben Blushit?

Lajmi se Ben Blushi dha dorëheqjen nga drejtimi i medias më të klikuar, Top Channel mori dhenë.

Nuk ndihen ende shkaqet, por Dosja.al publikoi reagimin e Vjollca Hoxhës, ish gruas së Artan Hoxhës, pronarit të ndjerë të Top Channel-it.

Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon.

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush. Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail. 

Top Channel ka dhe programin më të kushtueshëm.

“Big Brother Vip” është emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.

Share With:
Translate »
169 Views