Lot dhe dhimbje në familjen e 11 vjeçarit: I lutemi Zotit që Klodi të bëhet mirë!

Në episodin e dytë të “Më thuaj një dëshirë” është tfansmetuar historia e Luisit, 11 vjeçari që kërkon ti rikthejë kujtimet babait të sëmurë me tumor.

Në vizitën që Fjoralba ka bërë në shtëpinë e tyre, familjarët tregojnë në pikëllim momentin e tmerrshëm kur morën vesh lajmin si dhe shpresën në Zot që kanë për tu bërë mrekulli.

Luisi kërkoi që babai të shihte filmin e jetës së tyre e ta kthente pas në kohë. Gjyshërit dhe nëna e Luisit teksa përpiqen të mbajnë lotët, rrëfejnë kalvarin e gjatë të vuajtjeve që po kalojnë.

“O ba të dua shumë” është fraza e Luisit që na drithëroi zemrat!

Emocione të forta, të cilat mund ti ndiqni në videon më poshtë:

Share With:
Translate »
34 Views