Lot në studio, gjyshja i premton mbesës: Do t’i heq rrobat e zeza

Pas premtimit të Njazit për gjyshen e tij Verore se ajo nuk do t’i gjejë më çakmakë nëpër xhepa, është radha e tre gjimnazistëve të tjerë për t’iu drejtuar gjyshërve të tyre. Një fjali vlerësimi, një kërkesë apo premtim është zgjedhur nga ata për ta lënë si kujtim të përhershëm në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Ka ardhur moment i Orestit, i cili siç tha në fillim të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, gjyshja Sefire është kujdesur më së shumti për të sepse prindërit kanë qenë në punë. Më pas, Ola, është ajo që i kërkon diçka shumë të rëndësishme gjyshes së saj, Zhulietës, e cila prej disa kohësh ka humbur bashkëshortin.

 

Orest: Arsyeja që të kam sjellë sot është për të të falenderuar për çdo mund që ti ke bërë për ne, për çdo sakrificë që ti ke hequr si dhe për të na shkolluar.

Sefire: Jam shumë e lumtur që kam një nip shumë të mirë, i edukuar, të ndjekë këtë rrugë ëshë kënaqësia ime më e madhe. Të falenderoj shumë Ardit Gjebrea që na bëre këtë surprizë të madhe.

Ardit Gjebrea: Kënaqësia është e imja. Ola, mesazhi yt për gjyshen.

Ola: Të kam sjellë sot këtu për të të falenderuar për përkushtimin dhe dua që ti të vazhdosh ta jetosh jetën duke u veshur me ngjyra, duke u gëzuar.

Zhulieta: Të kam rritur vetë.

Ardit Gjebrea: Ajo do që ti t’i heqësh rrobat e zeza.

Zhulieta: Më 20 Tetor do t’i heq.

Ardit Gjebrea: Pra këtë 20 Tetor do t’i heqësh rrobat e zeza.

Zhulieta: Do t­’i heq rrobat e zeza.

I vetmi gjysh në panel sot është Lleshi, i cili është thirrur nga mbesa Nigersë. Ajo tha se është e preferuara e tij dhe gjyshi i drejtohet më së shumti asaj për të kaluar kohë, ndaj mes lotëve, i jep një premtim.

Nigersa: Unë sot kam ardhur të të tregoj që nuk jam e vetme, por jam me të gjithë emrat e kushërinjve dhe kushërirave që nuk i kemi këtu, por i kemi jashtë shtetit dhe të të tregoj se të duam shumë dhe do jemi gjithmonë pranë teje.

Lleshi: Nigersës i them vetëm dy fjalë. Unë kam 14 nipa e mbesa, plus dy vëllezërit e mi, por ajo ma ka kaluar se është nga Përmeti, aty ku ka mendje, sa burra kanë dalë me mend nga Përmeti, ia hedh të gjithave ajo. Faleminderit shumë, sa të jem gjallë, për të gjitha. Zoti të ndihmoftë!

Share With:
Translate »
86 Views