Luana Vjollca bëhet nostalgjike dhe ndan foton e rrallë nga fëmijëria

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare. Krahas moderimit, Luana e ka provuar veten dhe në muzikë, dhe prej disa vitesh ka qenë shumë aktive me projekte muzikore.

Duket se moderatorja e ka marrë seriozisht angazhimin në muzikë, pasi pak kohë më parë zbuloi se kishte firmosur një kontratë me Sony Music. Luana është shumë aktive për 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ka ndarë në Instastory disa video me të ëmën teksa diskutojnë për të kur ka qenë fare e vogël. Kjo bisedë e ka bërë nostalgjike moderatoren, e cila ndau më pas një imazh kur ka qenë në vitet e para të jetës.

Share With:
Translate »
192 Views