Lulediellit e Albana Osmanit marrin dhenë , miss-i amerikan nis fushatën botërore
Fushata “Ti je një lule dielli” ka nisur globalisht. Dhe ka nisur shumë bukur. Me një miss që ka veshur bluzën me lulen, e cila është kthyer në një shenjë mirësie dhe ndihme. Themeluesja e kësaj fushate, Albana Osmani ndodhet në New York për të përhapur fushatën e saj të bamirësisë dhe atje dhe duket se ia ka dalë.
Ajo ka zhvilluar takime me ambasadoren e përhershme të Misionit Shqiptar pranë OKB-së, në zyrat e UNICEF-it dhe UNDP-së dhe tashmë një imazh i njohur, siç është Miss New York-u, Genesis Camilas ka pozuar me bluzën me lule.
Me siguri, Albana Osmani ka pasur mbështetjen e Fadil Berishës, fotograf zyrtar për shumë i vite i Miss USA, ku do të marrë pjesë gjatë këtij viti dhe përfaqësuesja e New York-ut, e cila ka realizuar një set të tërë me bluzën e fushatës së bamirësisë të nisur në Shqipëri.