Lum motra për motrën, Emina Çunmulaj poston foton e parë të vajzave bashkë
Modelja e famshme Emina Çunmulaj ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, të cilën e ka quajtur Mia Soraya. Gjatë gjithë shtatzënisë Emina ka treguar se ka qenë një nënë e përkushtuar dhe i ka ndarë me ndjekësit momentet e veçanta të asaj periudhe.
Edhe këtë herë, modelja ka ndarë një moment shumë të bukur të vajzave të saj, të cilat shfaqen për herë të parë së bashku në një foto. “Bota ime! Tani do të keni njëra-tjetrën përgjithmonë. Lum motra për motrën! Ella Faria është e dashuruar me Mia Soraya-n”, -shkruan Emina në foton e postuar pak minuta më parë në Instagram.