Lum si mami dhe babi për Beben

Këngëtarja Bebe Rexha, ka zbuluar se është në proces e sipër të blerjes së një shtëpie si dhuratë për prindërit e saj, Flamurin dhe Bukurije Rexhën.

Ajo është ndaluar nga ekipi i TMZ për një intervistë të shkurtër rreth komenteve të fundit kritikuese ndaj ceremonive të ndarjes së çmimeve.

Rexha i është shmangur pyetjes duke thënë se akoma preferon të kompozojë dhe të kujdeset për familjen e saj.

“Unë nuk dua t’ia di, krejt çfarë di është do vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem. Të bëj atë që mundem për t’u kujdesur për mamanë time, për babanë tim, familjen time dhe jam duke blerë një shtëpi tani. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, ka thënë Bebe Rexha për TMZ.

Gazetari e ka ngacmuar këngëtaren duke e pyetur rreth vendodhjes të shtëpisë që ajo ka vendosur ta blejë për prindërit e saj dhe ajo ka treguar se shtëpia gjendet në lagjen e famshëm “The East Cost”, që ndodhet në bregun lindor të kontinentit amerikan.

Share With:
Translate »
163 Views