Lum vjehrra: Donaldi ka një mesazh të veçantë për nënën e Beatrixit
Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar natën e ndërrimit të viteve me njëri-tjetrin. Ata kanë shtruar darkë në tryezën e oborrit dhe kanë uruar njerëzit e tyre të zemrës.
Donaldi i ka kushtuar një urim të veçantë dhe nënës së Beatrixit, të cilën e ka quajtur “vjehrrë”.
“Vjehrra më e mirë në botë të përshëndes”, është shprehur aktori.