Me panoramën e radhës, Bieta uron Vitin e Ri bashkë me Kroin dhe Joelle

Viti i Ri e ka gjetur Bietën, Albanin dhe familjen e tyre në malin e Tomorrit, në 1900 m lartësi. Familja Sulo- Dudushi ka festuar në bardhësinë e dëborës duke shijuar vendin e shenjtë.

“Te paster si debora, te shenjte si mali i Tomorrit dhe me te afert besnike si Pushi do ta uroja 2022-shin 🙏🥰❤️🥳💋 (thuajse 1900 m lartesi)”, ka shkruar moderatorja krah fotove në rrjetet sociale.

Bieta ka ndarë përherë momente e copëza të ndryshme kujtimesh me Albanin në destinacione të ndryshme që ka vizituar. Nga deti në mal, me Kroin dhe Joelle kanë sjellë panoramat më të bukura me fotot e publikuara në rrjetet sociale.

 

Share With:
Translate »
94 Views