Sa qenkan rritur! Gwyneth Paltrow publikon foto të rralla me fëmijët e saj
Aktorja ka postuar në llogarinë personale në Instagram foto me vajzën e saj 19-vjeçare dhe djalin 17-vjeçar në Meksikë.
Apple i ngjan shumë mamasë së saj dhe aq më tepër gjyshes Blythe Danner-it, ndërsa në një foto ku i ka mbajtur flokët ngjan edhe me Brigitte Bardot, diçka që ndjekësit e Gwyneth-it kanë nxituar ta vënë në dukje në komentet e postimit. Të tjerë pohuan, megjithatë, se Apple gjithashtu i ngjan shumë babait të saj Chris Martin. Gjithsesi, të dy fëmijët e yllit janë të mrekullueshëm dhe sipas saj, marrëdhënia e saj me Apple është e shkëlqyer.
Paltrow ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me babanë e fëmijëve, pasi ka treguar shumë herë në publik se ata mbeten familje, pavarësisht divorcit dhe martesës së mëvonshme me Brad Falczak. Ajo shkon shumë mirë edhe me partneren e Martinit, Dakota Johnson.
Më poshtë mund të shihni fotot nga udhëtimi ekzotik i mamasë dhe fëmijëve:
View this post on Instagram